Politikë

Audio-Përgjimi, Biba reagon ndaj akuzave të PD: Jam i habitur!

Nënkryetari i KQZ-së Denar Biba reagoi sërish pas akuzave të opozitës lidhur me audiopërgjimin mes tij dhe gjyqtarit të Strasburgut Ledi Bianku. Ai tha se është i habitur nga intepretimi që i bëjnë ligjit kryeopozitari Basha dhe Gazmend Bardhi, të dy juristë me profesion. Biba adresoi një sërë pyetjesh në kuptim të elementeve të veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.