Live From Tirana

Aulona Musta: “Nëse je në një moment të vështirë, mos bëj fëmijë tjetër vetëm për hir të…”

Best of Live From Tirana of 2025

E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Aulona Musta. Një personazh shumë i njohur për rutinën e saj të fitnesit por edhe për reagimet që ka bërë herë pas here në rrjete sociale…

Ke thënë se është më mirë t’i dhurosh fëmijës tënd një prind të lumtur, që të rritet pa trauma, se sa një motër ose vëlla. Pse e mendon kështu dhe si u keqkuptuan njerëzit?

Keqkuptimi ishtetek fakti, edhe pse unë mendoj se ishte shumë qartë e thënë, kishte shumë që e kuptuan, një pjesë menduan sikur unë kam thënë që është më mirë të kesh një fëmijë, se sa të kesh shumë fëmijë. Ose nëse ke një fëmijë je një mama e lumtur, nëse ke shumë fëmijë je një mama e palumtur. Absolutisht. Mund të jetë një nënë me një fëmijë dhe të jesh e palumtur, dhe mund të jetë një nënë me 3-4-5 fëmijë dhe të jetë shumë e lumtur. Ideja ishte që në momentin që ti ke një fëmijë dhe nuk do më që të kesh një fëmijë tjetër, sepse je në një moment të vështirë personal, në karrierë, financiar, me bashkëshortin, mos ngel shtatzënë dhe mos bëj një fëmijë tjetër vetëm për hir të faktit që jemi mësuarqë fëmija duhet patjetër të ketë një motër ose vëlla se na bëhet presion nga mami, babi, vjehrri, vjehrra, apo nga shoqëria që pyet gjithë kohës se kur do e bësh të dytin. Sepse është shumë e vështirë në kohët që jetojmë, me këtë luftën që kanë të gjithë, ca për mbijetesë e ca për t’u rritur e për t’ia dalë për të paguar ato faturat në fund të muajit. Ti duhet të jesh mirë njëherë me veten tënde që të rrisësh fëmijë të lumtur, se pastaj ankohemi gjithë kohës me këtë shoqëri. Dëgjojmë në lajme për abuzime seksuale me 12-13 vjeçare, si është e mundur? Tregon diçka ky fakt për këta fëmijë që abuzohen seksualisht për 2-3 vite dhe nuk kanë kurajon që të shkojnë e të flasin dhe t’i tregojnë prindërve të tyre. Fëmija nuk është vetëm të rrisin njëri-tjetrin, fëmija është të krijosh një marrëdhënie me të. Frika ime më e madhe me vajzën është që ajo të mos ndihet rehat të komunikojë me mua dhe bashkëshortin.