Live From Tirana

Të komentosh vajzat seksi bashkë me bashkëshortin?! Aulona Musta: Jemi shumë të hapur…

Best of Live From Tirana of 2025

E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Aulona Musta. Një personazh shumë i njohur për rutinën e saj të fitnesit por edhe për reagimet që ka bërë herë pas here në rrjete sociale…

E ke pyetur ndonjëherë bashkëshortin nëse ka menduar ndonjëherë dikë tjetër seksualisht?

Ne jemi shumë të hapur. Patjet që flasim me njëri-tjetrin për çdo gjë, flasim për shumë gjëra. Nuk kemi siklet. Nëse jemi në rrugë dhe është një femër e bukur, seksi, themi sa e mirë qenka kjo. Ose edhe unë them sa e mirë qenka kjo, apo sa simpatik qenka ky djali. Unë nuk mendoj se ka asgjë në këtë mes. Njerëzit e pasigurtë kanë frikë të evidentojnë që dikush tjetër është i bukur. Unë kam dhe njerëz në rrethin tim shoqëror, kur njerëzit janë të emancipuar e kanë tejkaluar këtë gjë. Të bësh një koment fizik për dikë që është simpatik apo simpatike… Por ka dhe raste ku nëse ti do e thoje këtë, mund të haje dhe ndonjë shpullë mbrapsht.