Live From Tirana

“Edhe injorant edhe negativ, nuk bën”/Aulona Musta shpërthen kundër komentuesve!

Best of Live From Tirana of 2025

E ftuar në “Live from Tirana” me Ronaldo Sharkën ishte Aulona Musta. Një personazh shumë i njohur për rutinën e saj të fitnesit por edhe për reagimet që ka bërë herë pas here në rrjete sociale…

Ke një mënyrë të veçantë që ironizon komentuesit që të ofendojnë, shpesh edhe duke përdorur gabime drejtshkrimore…

Edhe mua më ndodh të bëj gabime drejtshkrimore, por është një gjë që të bësh gabime shpejtësie, dhe është një gjë tjetër që të mos dish të shkruash, mos të përdorësh një presje, një pikë… Për mua mënyra se si ti shkruan tregon shumë. Nuk mundem dot ta shmang gjykimin apo paragjykimin ndaj një njeriu kur e shikoj se si shkruan. Më thonë shpesh që atyre që më bëjnë komplimente nuk i them gjë kur shkruajnë keq. Po, patjetër, se të paktën je injorant, por je pozitiv. Por dhe injorant, dhe i keq, dhe negativ, nuk shkon. Kur ti nuk ke shëruar traumat e tua, të gjithë mllefin për mënyrën si je rritur, me rrethanat, me burrin, me vjerrën, patjetër që ti nuk do ta shikosh dikë tjetër me sytë e dashurisë. Por në kohët e sotme kur ka kaq shumë informacion, se mua kjo më vret, ka kaq informacion dhe ti mund të pyesësh se si të bëhesh njeri më i mirë, si të përmirësosh veten.