Izolimi si pasojë e pandemisë së koronavirusit i kushton Australisë 4 miliardë dollarë në javë. Shifra jepet nga Departamenti i Thesarit, ndërsa shoku i gjerë ekonomik për shkak të COVID-19/ës ka ndikuar që Prodhimi i Brendshëm Bruto të bjerë ndjeshëm nga 10 në 15% deri në qershor. Sipas autoriteteve australiane, “efektet ekonomike mund të përkeqësohen nëse kufizimet kundër koronavirusit do të qëndrojnë në fuqi”.