Bota

Autobusi turistik përfundon në lumin “Po” në Itali, vdes shoferi!

Një autobus turistik ka përfunduar në lumin “Po” në Torino. Sipas mediave italiane që citojnë burime spitalore, shoferi i autobusit ka ndërruar jetë.

Fillimisht, ai u gjet i gjallë nga zjarrfikësit, por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk mundi të mbijetojë.

Nuk kishte pasagjerë në autobus. Një grup hetimor po realizon verifikimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.