Gossip Showbiz

Azealia Banks publikon mesazhe të turpshme nga Conor McGregor, përfshirë foto eksplicite: “Kjo është HARAM”

Reperja dhe këngëtarja amerikane Azealia Banks ka shpërthyer në rrjetin social X (ish-Twitter) të hënën, duke publikuar disa screenshot-e që, sipas saj, janë mesazhe private nga boksieri i MMA-së, Conor McGregor – përfshirë edhe imazhe grafike të organeve të tij gjenitale.

Në një nga mesazhet e supozuara, McGregor thuhet se ka shkruar:

Mos u bëj mi, sepse të gjithë minjtë kapen

-krahas një fotografie të penisit të tij në ereksion.

Një tjetër imazh, i cili po ashtu nuk është konfirmuar si autentik, e tregon McGregorin me një peshë të varur nga organi gjenital, me mbishkrimin:

Duke ngritur pesha.

Banks, e cila vendosi t’i bëjë publike këto pretendime, shkruan:

Si guxon t’i dërgosh një femre foto me penis të shtrembër’ dhe pastaj ta kërcënosh që të mos i tregojë?

Duke vazhduar me:

A e di ti kush jam unë? Kjo është HARAM.


Sipas saj, kjo nuk është hera e parë që ajo dhe sportisti kanë shkëmbyer përmbajtje eksplicite.

Unë dhe Conor McGregor kemi dërguar nudo të pa kërkuara që prej vitit 2016

-shkroi ajo në X.

Nuk e kam takuar kurrë atë, por sot është ditëlindja e tij dhe do që të gjithë të shprehin një dëshirë dhe të fryjnë qirinjtë.


Në postimet e saj, Banks gjithashtu e godet McGregorin për aspiratat e tij të supozuara politike në Irlandë:

A nuk po përpiqesh të bëhesh president i Irlandës? Çfarë po ndodh, vëlla? E pabesueshme sa MAGA i fshehtë është… Burrat janë aq të fiksuar pas organeve mashkullore, saqë nuk është më as për të qeshur.


Në një tjetër postim, ajo ndau një screenshot që tregonte se imazhet eksplicite në mesazhet e McGregorit ishin zhdukur.

Qenka zgjuar herët, LOL

-shkroi ajo, duke sugjeruar se sportisti mund t’i ketë fshirë vetë fotot.

Azealia nuk u ndal me kaq, pasi postoi sërish:

Conor McGregor për President

-duke vazhduar ironinë ndaj tij.

Postimi origjinal që përmbante imazhet nudo është hequr për shkak të shkeljes së rregullave të platformës X.

Ndërkohë, Banks konfirmoi se është pezulluar për 12 orë nga platforma, duke postuar në Instagram:

Më kapën. Ishte kënaqësi.

Conor McGregor, i cili prej vitit 2008 është në një lidhje me partneren e tij prej kohësh, Dee Devlin, nuk ka reaguar ende ndaj akuzave apo përmbajtjes së publikuar.

Ngjarja ka shkaktuar një valë reagimesh në rrjetet sociale, ku përdoruesit ndajnë opinione të ndryshme mbi këtë përplasje të papritur.