Celebrities Showbiz

Bad Bunny thyen rekord me performancën në Super Bowl?

Performanca historike e Bad Bunny në Super Bowl ka vendosur një rekord të ri shikueshmërie, duke grumbulluar më shumë se 4 miliardë shikime në nivel global.

Sipas NFL, në bashkëpunim me Roc Nation dhe Apple Music, performanca e artistit arriti në 4.157 miliardë shikime, duke përfshirë transmetimet ndërkombëtare, si dhe klikimet në YouTube dhe platformat e rrjeteve sociale.

Këto statistika u publikuan pasi më herët ishte bërë e ditur se gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë, performanca e tij u ndoq nga 128.2 milionë shikues.

Kështu, Bad Bunny vendos një rekord të ri në historinë e Super Bowl, menjëherë pas performancës së Kendrick Lamar vitin e kaluar, e cila kishte tërhequr 133.4 milionë shikues, sipas Rolling Stone.

Pas Super Bowl, artisti nisi fazën tjetër të turneut të tij botëror “DeBi TiRAR MaS FOToS”.

Ai ka performuar tashmë në Sydney dhe pritet të ngjitet në skenë në Tokio më 7 mars. Koncertet në Evropë janë planifikuar për në fund të majit, ndërsa turneu do të vazhdojë deri në fund të korrikut të këtij viti.