Politikë

Balluku anulon koncensionin e aksit Thumanë-Kashar, paratë për universitetet

Ndërkaq, Ministrja e re e Infrastrukturës, Belinda Balluku anuloi koncesionin e aksit Thumanë-Kashar. Balluku deklaroi se këto para do të përdoren për “Paktin për Universitetin”. “Kam vendosur të bëj ndërprerjen e partneritetit publik-privat të aksit Kashar -Thumanë. Buxhetin e këtij aksi do t’ia dedikojmë Paktit për Universitetit. Pavarësisht kësaj, për ne ky segment vazhdon të jetë i rëndësishëm”- u shpreh Ministrja Balluku.