Aktualitet

Banda e Lazaratit në gjyq, një vit më parë vrau efektivin e RENEA-s

Një vit pas vrasjes në krye të detyrës të oficerit të RENEA-s, Ibrahim Basha, Prokuroria e  Krimeve të rënda mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 11 të rinj nga fshati Lazarat. Mbi ta rëndojnë akuzat e vrasjes për shkak të cilësive të veçanta, vrasje e mbetur në tentative për shkak të cilësive të veçanta dhe prodhim e armëmbajtje pa leje. Prokuroria nënvizon se njeriu kryesor i grupit të zjarrit është 21 vjeçari Arbjon Aliko, ndërkohë që i vëllai, Alban Aliko, dy vëllezërit Elvis dhe Bajram Boçi dhe Elson Kozma, janë bashkëpunëtorët e tij në këtë episod. 6 të tjerët do të gjykohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal armëmbajtje dhe kundërshtim të policisë.