Një atmosferë e tensionuar ka mbushur ambientet e “Big Brother VIP Albania” pasi banorët kanë filluar të besojnë se Gjesti, reperi i njohur nga Peja, ka lënë përfundimisht shtëpinë.
Pas një momenti emocionues, ku ai u përshëndet me të gjithë banorët, veçanërisht me Eglin dhe Rozanën, me të cilët kishte krijuar lidhje të ngushta gjatë qëndrimit, atmosfera ka u bë e ngarkuar. Rozana dhe Egli, të cilët ishin më të ndjeshëm ndaj largimit të Gjestit, janë parë të shqetësuar dhe të mërzitur, duke shpërthyer në lot për kujtimet e lidhjeve të aferta që kishin krijuar me të.
Ky largim ka lënë një boshllëk të madh, sidomos për dyshen që kishin krijuar një lidhje të fortë me reperin.
Pavarësisht mendimit të banorëve se Gjesti ka hequr dorë nga gara, një plan i papritur ka ndodhur. Reperi, duke krijuar një imazh të rremë të largimit, ka hyrë fshehurazi në lavanderi dhe është futur në një nga dollapët e shtëpisë.
Kjo ka lënë banorët të besojnë se ai ka braktisur garën, ndërsa Gjesti po qëndron i fshehur dhe po pret reagimet dhe emocionet që kjo situatë ka krijuar.
Tensioni brenda shtëpisë është rritur, duke shtuar dyshimet dhe pasigurinë tek banorët.