Gossip

Barack Obama zbulon librat, filmat dhe këngët që e “përcaktuan” 2025-ën!

Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka publikuar edhe këtë fundvit listat e tij tradicionale me librat, filmat dhe këngët e preferuara, duke ndezur menjëherë interesin e publikut dhe rrjeteve sociale.

Në një postim në platformën X, Obama tregoi se traditën e ndarjes së rekomandimeve kulturore e ka nisur që nga koha kur ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe vijon ta ruajë edhe sot.

Ndërsa viti 2025 po i afrohet fundit, po ndaj listat e mia vjetore të librave, filmave dhe muzikës që më kanë bërë përshtypje. Shpresoj të gjeni diçka të re për të shijuar

-shkroi ai, duke ftuar ndjekësit t’i dërgojnë edhe sugjerimet e tyre.

Në listën e librave të preferuar, Obama përfshiu tituj si “Paper Girl” nga Beth Macy, “Flashlight” nga Susan Choi, “We The People” nga Jill Lepore, “The Wilderness” nga Angela Flournoy dhe “There Is No Place For Us” nga Brian Goldstone. Vëmendje të veçantë mori edhe libri “The Look” nga Michelle Obama, duke e bërë listën edhe më personale.

Sa i përket kinemasë, ish-presidenti veçoi disa nga filmat më të komentuar të vitit, mes tyre “One Battle After Another”, “Sinners”, “Hamnet”, “Train Dreams”, “Good Fortune” dhe dokumentari “Orwell: 2+2=5”.

Ndërkohë, lista muzikore përfshin një përzierje surprizuese zhanresh dhe artistësh të njohur, nga Olivia Dean dhe Bruce Springsteen, te Kendrick Lamar & SZA, Burna Boy, Travis Scott, Blackpink, Lady Gaga dhe Chappell Roan.

Si çdo vit, zgjedhjet e Obamës po komentohen gjerësisht, duke u kthyer në një udhërrëfyes kulturor për miliona ndjekës në mbarë botën.