Gossip Showbiz

Barbara Palvin kalon një operacion të vështirë e i bën thirrje të gjitha grave? “Kam përjetuar lodhje ekstreme, gjakderdhje…”

Modelja e njohur hungareze, Barbara Palvin, ka zbuluar se ka kaluar ditë të vështira për shkak të problemeve shëndetësore, të cilat e çuan deri në një ndërhyrje kirurgjikale.

Në një postim në Instagram, ku ndau disa foto nga dhoma e spitalit, ajo tregoi se për vite me radhë ka vuajtur nga dhimbjet dhe vështirësitë gjatë ciklit menstrual, të cilat fillimisht i konsideronte normale.

Kam përjetuar lodhje ekstreme, gjakderdhje të forta dhe netë pa gjumë për shkak të dhimbjeve. Vizitoja rregullisht gjinekologun dhe mendoja se nëse kisha endometriozë, do ta kisha marrë vesh më herët. Por kjo sëmundje nuk diagnostikohet me kontrolle rutinë. Pas tre muajsh përfundova në operacion dhe pas ndërhyrjes përjetova për herë të parë një cikël më të lehtë

– u shpreh Palvin.

Modelja theksoi rëndësinë e kujdesit për shëndetin dhe inkurajoi gratë që të mos e injorojnë dhimbjen.

Nëse dyshoni për endometriozë, bëni një kontroll. Trajtimi i hershëm mund të parandalojë probleme serioze afatgjata

Ajo shpjegoi gjithashtu se tre muajt e fundit i ka kaluar duke u rikuperuar, ndërsa tani ndjehet gati për t’u rikthyer në punë dhe për të hapur një kapitull të ri në jetën e saj.