Një incident i frikshëm ka ndodhur në banesën e Dylan Sprouse në Hollywood Hills, ku aktori dyshohet se ka ndaluar një person që kishte hyrë pa leje në pronën e tij në orët e para të mëngjesit.
Sipas raportimeve, 33-vjeçari e ka mbajtur të dyshuarin nën kërcënimin e armës deri në momentin kur mbërriti policia, duke arritur të kontrollojë situatën pa pasoja fizike.
Burime pranë ngjarjes bëjnë të ditur se aktori ka mbetur i tronditur, por pa lëndime, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e autoriteteve shmangu përshkallëzimin e situatës.
Në shtëpi ndodhej edhe bashkëshortja e tij, modelja Barbara Palvin, e cila thuhet se ka telefonuar shërbimet emergjente sapo ka kuptuar praninë e personit të paftuar.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë momentin kur i dyshuari u prangos jashtë pronës. Edhe pse çifti nuk ka kërkuar ndjekje penale për shkelje prone, personi në fjalë është arrestuar për shkak të një urdhër-arresti të mëparshëm.
Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin jetojnë në këtë banesë që prej martesës së tyre në vitin 2023. Aktori u bë i njohur që në fëmijëri, së bashku me vëllain e tij binjak Cole Sprouse, në serialin “The Suite Life of Zack & Cody”.