Gossip Showbiz

Gjesti rikthehet si fitues në vendlindjen e tij, në Pavlan!

Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, është shpallur fitues i sezonit të katërt të Big Brother VIP Albania. Artisti pejan arriti të sigurojë çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë pas në vendin e dytë këngëtaren Rozana Radi.

Pas daljes nga formati, Gjesti u shpreh se tani planifikon të kalojë kohë me familjen, për të cilën ka shprehur vazhdimisht mall gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ai është kthyer tashmë në vendlindjen e tij, në fshatin Pavlan të Pejës.

Kelmendi qëndroi gjithsej 184 ditë në izolim, duke qenë pjesë fillimisht e Big Brother VIP Kosova, e më pas duke u bashkuar me edicionin shqiptar.

I cilësuar si një nga lojtarët më të kompletuar të këtij sezoni, Gjesti u vlerësua për stilin e tij autentik dhe lojën e balancuar. Ndërkaq, aktori Laert Vasili përfundoi në vendin e tretë, ndërsa Egli Tako u rendit e katërta.