Politikë

Basha: Ai që hiqet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit!

Kryetari i PD, komentoi pak çaste më parë protestën e sotme në Tiranë. Lulzim Basha tha se Shqipëria do të ketë një të ardhme evropiane. “Dua t’u them të gjithë atyre që akoma nuk e dinë se këtu nuk ka demokraci, nuk ka Parlament, nuk ka drejtësi dhe se shteti është kapur nga krimi i organizuar. Njeriu që ju del përpara dhe ju shitet si Kryeministër është Maduro i Ballkanit. Ne nuk do të pranojmë më një kryeministër bandit, të kapur në flagrancë duke vjedhur votat e popullit”- shkruan Basha në Facebook.