Aktualitet

Basha komenton raportin e DASH-it: Ekonomia shqiptare po vdes!

Lulzim Basha komenton raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, sipas të cilit “Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes”. Kryedemokrati shkruan në “FB” se “Plaçkitja është e vetmja politikë ekonomike që Rama ka ndjekur këto 5 vjet”.  Basha nënvizon se “Qeveria amerikane është institucioni më i fundit që po konfirmon politikën korruptive dhe kriminale të Edi Ramës”. “Fakti më i rëndë që dëshmon nivelin KRIMINAL të qeverisë Rama në ekonomi është pohimi se investitorëve të huaj, Edi Rama iu bën shantazh të bashkëpunojnë me klientët e tij ose përndryshe nuk kanë shans të investojnë”, -shkruan kreu i Opozitës.