Presidenti amerikan Donald Trump në konferencë për shtyp me kryeministrin, britanik Keir Starmer foli për Charlie Kirk.
Presidenti tha se Kirk u “vra në mënyrë të tmerrshme sepse shprehu mendimin e tij”.
Trump gjithashtu shtoi se i kishte thwnw Kirk se kishte një “shansë të mirë një ditë për t’u bërë president” dhe se e vlerësonte aftësinë e tij për t’u lidhur me të rinjtë.
“Të rinjtë janë “të shkatërruar” pas vdekjes së tij”, tha ai, duke shtuar se vlerëson ngushëllimet që u ofrohen nga britanikët.
Prokurorët në Utah kanë ngritur akuza zyrtare ndaj 22-vjeçarit Tyler Robinson për vrasjen e rënduar të aktivistit konservator Charlie Kirk dhe kanë njoftuar se do të kërkojnë dënimin me vdekje.
Prokurori i Qarkut Utah, Jeff Gray, bëri publike akuzat në një dokument prej 10 faqesh më 16 shtator, duke përgatitur terrenin për një proces gjyqësor që pritet të marrë vëmendje të gjerë kombëtare.
Robinson përballet me shtatë akuza penale, përfshirë vrasje të rënduar, pengim të drejtësisë dhe manipulim të dëshmitarëve, pasi dyshohet se ka udhëzuar shokun e banesës që të mos bashkëpunojë me hetuesit.