Showbiz

“Jo pa qëllim është aty ku është sot…”/ Mr. Elvis: Në finalen e BBV5 shoh Brikenën, Rogertin dhe…

Mr. Elvis ka qenë i ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka folur për këngën e tij më të re dedikuar “Big Brother VIP 5”. Gjithashtu ai ka komentuar edhe banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ai u shpreh se si fitues të këtij edicioni të pestë shikon Mirin, pasi e ka edhe mik. Ndërkohë sipas tij finalistët e tjerë janë Brikena dhe Rogerti.

Kush mendon që del në finale? Kush janë katër finalistët? Selin e ka zënë vendin e saj. Kush janë tre të tjerët?

Miri. Besoj Brikena, duhet për imazh.

Dhe i fundit, Mateo ose Rogerti?

Them Rogerti se ka më shumë zhurmë, jo pa qëllim është aty ku është sot. Ai hyri vonë, se po të kishte hyrë më herët do të kishte bërë shumë zhurmë. Pavarësisht se njerëzit e kritikojnë më së shumti, por arriti dhe tani ka ndryshuar pak lojën.