Në listën e sanksioneve, Bashkimi Europian shtoi edhe 6 kompani ruse, të përfshira në ndërtimin e urës Kerç, që lidh Rusinë jugore me Gadishullin e Krimesë. Në total, Unioni i ka ngrirë asetet 44 subjekteve ruse dhe ukrainase. Hapi pasoi aneksimin që 4 vjet më parë, Moska i bëri Krimesë, ndonëse pjesë e Ukrainës. Në listën e sanksioneve të BE-së, gjithashtu janë përfshirë 155 individë.