Komisioni Europian u sugjeroi vendeve anëtare të forcojnë kontrollet ndaj shtetasve jo anëtarë të BE-së, të cilët kërkojnë nënshtetësi përmes investimeve, apo të ashtuquajturat “pasaporta gold”. Komisioni planifikon monitorim më të ngushtë të skemave të tilla, e po ashtu edhe të “vizave gold” që garantojnë rezidencën në këmbim të një investimi madhor. KE thotë se përmes këtyre skemave mund të abuzohet duke kryer evazion fiskal dhe pastrim parash.