Bota Sport

Forcohen masat e sigurisë për Angli-Argjentinë!

Atlanta forcon sigurinë për gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2026 mes Anglisë dhe Argjentinës.

Personel shtesë, që do të dislokohet pranë selisë së eventit, zonat e argëtimit dhe të tjera vende me frekuentim të lartë për të garantuar sigurinë për të gjithë, bëri me dije policia e Atlantas në SHBA.

Në njoftim theksohet:

Masat mbrojtëse janë shtuar për të mbrojtur publikun dhe për të shmangur aktivitetin kriminal. E gjitha kjo bëhet me qëllimin që rezidentët dhe vizitorët të shijojnë në siguri të plotë këtë event”.

Pritet që stadiumi me kapacitet 75.000 vende të jetë i ndarë përgjysmë mes tifozëve anglezë dhe atyre argjentinas. Në Florida ka një disaporë të gjerë argjentinase dhe parashikohet që mijëra të jenë të pranishëm në Atlanta.

Numri i tifozëve anglezë pritet të rritet orët e ardhshme, me mijëra eprej tyre që do të mbërrijnë në SHBA për këtë ndeshje. Divizioni “Uk Football Policing”, që ndodhet në SHBA, është në kontakt të vazhdueshëm me forcat lokale të rendit për të evidentuar problematikat.