Politikë

BE kundër refugjatëve në Shqipëri, reagon Matteo Salvini

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini reagoi pas deklaratave të Bashkimit Europian për paktin mes Tiranës dhe Romës për marrjen e 20 emigrantëve afrikanë. “Në Europë nuk lëvizin asnjë gisht për të pranuar emigrantët, por indinjohen nëse shkojnë në Shqipëri. Ai shton se këtu nuk jemi në shtëpi pushimi” u shpreh Salvini. Dje zëdhënësja e BE-së Natasha Bertaud tha se ‘asnjë emigrantë nuk mund të transferohet nga Italia drejt Shqipërisë pa vullnetin e tyre të lirë’.