Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po i kalon ditët e fundit në një arrati luksoze në ishujt Turks And Caicos, ku po shijon pushime të merituara larg jetës së ngarkuar muzikore.
Artistja 36-vjeçare ka ndarë në Instagram një seri fotosh që kanë bërë menjëherë bujë, duke treguar atmosferën e relaksit, familjes dhe bukurinë e saj natyrale.
Në një prej imazheve më të komentuara, Bebe shfaqet buzë detit krah babait të saj, Flamurit, duke dhënë një pamje të rrallë të lidhjes së tyre të ngrohtë familjare.
Krahas momenteve intime me familjen, këngëtarja nuk ka hezituar të postojë edhe foto me bikini, ku shfaq linjat e saj trupore dhe energjinë pozitive që po e shoqëron gjatë pushimeve.
Pozat kanë ndezur rrjetin, me fansa që e komplimentojnë për vetëbesimin dhe sharmin e saj.
Komentet kanë vërshuar, duke e quajtur pushimin e saj “të merituar” pas një viti të ngarkuar me projekte dhe performanca.
Ndërkohë, viti 2026 pritet të jetë i mbushur me surpriza, pasi Bebe Rexha po përgatitet të rikthehet fuqishëm me albumin e saj të katërt, dhe fansat mezi presin.