Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka qëndruar së fundmi në Rumani, ku performoi në festivalin muzikor Intencity në qytetin Craiova.
Përveç suksesit në skenë, këngëtarja 35-vjeçare përjetoi një moment thellësisht emocional: një ribashkim me mikeshën e saj të vjetër, Stella, pas më shumë se një dekade ndarjeje.
Në një postim prekës në InstaStory, Bebe ndau një fotografi me mikeshën e saj dhe kujtoi kohët e vështira kur të dyja sapo kishin nisur rrugëtimin në New York:
Stella dhe unë u njohëm kur ishim 18 vjeçe, në kolegj. Pa para. Vetëm me ëndrra. Ecnim me orë të tëra nëpër New York dhe flisnim. Nuk e mbaj mend kur kam qeshur për herë të fundit kështu. Nuk jemi parë për më shumë se 10 vjet.
E frymëzuar nga ky takim i papritur, Rexha ndau më tej një mesazh reflektues për ndjekësit e saj, duke treguar këshillat që do t’i kishte dhënë vetes së saj të re.
Ajo theksoi rëndësinë e të jetuarit një jetë të plotë dhe të vetëdashur, pa u fiksuar pas dashurisë romantike.
Mos u shqetëso aq shumë për të gjetur dashurinë. Ajo do të vijë. Përqendrohu në të jetuarit e një jete të përmbushur. Vallëzo, ndjek pasionet, bëj miq të vërtetë, shko në një takim me veten, dhe vishu për veten. Jeto sikur ti je dashuria e jetës tënde – sepse je vërtet
– shkroi Bebe.
Ky reflektim i sinqertë dhe i ndjerë ka marrë jehonë të madhe në rrjete sociale, duke prekur mijëra fansa në mbarë botën.
Përveç talentit të saj muzikor, Bebe Rexha dëshmon sërish se mbetet një zë i fuqishëm emocional dhe një frymëzim për të rinjtë që kërkojnë të ndërtojnë jetën e tyre me guxim dhe vetëbesim