Gossip Showbiz

Bebe Rexha sjell bashkëpunimin e ri me Netsky, “Light That Leads Me”! Po albumi?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, ka njoftuar se sonte do të publikohet projekti i saj më i ri muzikor, një bashkëpunim me DJ-në dhe producentin belg Netsky.

Kënga titullohet “Light That Leads Me” dhe pritet të sjellë një frymë të re në krijimtarinë e saj.

Lajmin, artistja e ndau përmes një videoje në InstaStory, ku u shfaq pa filtra dhe pa makijazh, duke folur hapur me fansat e saj. Ajo u ndal edhe tek albumi i shumëpritur “BR4” (Bebe Rexha 4), duke treguar se ende nuk është gati për publikim.

Shumë njerëz më kanë pyetur për albumin tim BR4, dhe e vërteta është që nuk është gati ende. Jam duke punuar shumë fort për të, por ndërkohë kam një këngë që do të publikohet sonte. Është bashkëpunimi im me Netsky, një producent dhe DJ i jashtëzakonshëm. Kënga titullohet “Light That Leads Me” dhe shpresoj që ta pëlqeni

Ky projekt i ri vjen në një periudhë kur pritshmëritë për albumin e katërt të këngëtares janë të larta, pasi çdo material i mëparshëm i saj ka arritur sukses ndërkombëtar.

Publikimi i “Light That Leads Me” shihet si një surprizë e veçantë për fansat që presin me padurim kapitullin e ardhshëm të karrierës së saj.