Një nga netët më të përfolura të verës u zhvillua në Chateau Marmont të Los Angeles-it, ku supermodelja dhe aktorja Cara Delevingne organizoi një festë madhështore me praninë e shumë yjeve të Hollywood-it.
Mes të ftuarve spikati këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila tërhoqi vëmendjen me një paraqitje të guximshme dhe elegante.
Ajo u shfaq me një xhaketë të zezë të gjatë me detaje perlash, të kombinuar me një top me dekolte të theksuar dhe pantallona të ngushta që i krijonin një siluetë perfekte. Pamjen e plotësonin sandale me taka të larta, syze të errëta dhe një bandë flokësh që i jepnin një prekje retro dhe misterioze.
Vetëbesimi dhe qëndrimi i saj bënë që Bebe Rexha të spikaste mes një galerie të tërë yjesh si Selena Gomez, Paris Hilton dhe Margot Robbie.
Festa e mbushur me muzikë dhe atmosferë glamuroze, do të mbahet mend si një nga mbrëmjet më të veçanta të sezonit, ku këngëtarja shqiptare la gjurmën e saj si një ikonë stili.