Aktualitet

Begaj vizitë në Shtëpinë Muze të Ismail Kadaresë: Muza e tij ishte Shqipëria! Me penën e tij kishte fuqinë e magjisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vizitoi sot Shtëpinë Muze të shkrimtarit Ismail Kadare në Tiranë, në përkujtim të tij me rastin e 90-vjetorit të lindjes.

Kreu i Shtetit vlerësoi veprën e Kadaresë dhe kontributin e tij përmes letërsisë në njohjen ndërkombëtare të identitetit dhe historisë sonë.

“Muza e Kadaresë ishte Shqipëria. Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore”, ka thënë mes të tjerash Presidenti Begaj.
Kreu i Shtetit theksoi edhe rëndësinë e përcjelljes së kësaj vepre te gjeneratat e ardhshme.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës me rastin e ditës së lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare:

Muza e Kadaresë ishte Shqipëria.

Por ai pati fuqinë e magjisë që me penën e tij të nxjerrë nga thellësitë e historisë mitet, kujtesën dhe dinjitetin e kombit tonë e t’i shndërronte në letërsi të papërsëritshme botërore.

Sot, në 90-vjetorin e datëlindjes, vizitova muzeun e tij në Tiranë, shtëpinë ku ai shkroi pjesën më të madhe të veprave.

Besoj se ne duhet të edukojmë fëmijët e të rinjtë që të vijojnë letërsinë e mrekullueshme të tij.