Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë zëvendëskryeministre e qeverisë Rama.
Gjithashtu Balluku do të vazhdojë të drejtojë ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Belinda Balluku ka mbajtur detyrën e zëvendëskryeministres prej vitit 2022 dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë që prej janarit të vitit 2019.
Më herët, nga shtatori i vitit 2013 e në vazhdim (2019), Balluku ka shërbyer në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Albcontrol.