Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e ish-zvkryeministres Belinda Balluku për masën “ndalim i daljes jashtë shtetit”. Gjyqtari Ilir Panda vendosi që Ballukut mos t’i kthehet pasaporta, e cila i është bllokuar që prej 19 nëntorit me vendim të GJKKO-së, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tenderë. Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Uanzës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.
Gjykata e Lartë rrëzoi edhe ankimin e ish-kreut të KESH, Erald Elezi, i cili mbetet në masën arrest shtëpie, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Lloagarsë dhe Unazën e Madhe.
Ndërkohë, ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli i cili ndodhet në arrest shtëpie dhe i akuzuar vetëm për shkeljet me tenderin e Llogarasë, nuk e ka ankimuar masën e sigurisë.