Aktualitet

GJKKO-ja i bllokoi pasaportën, sot Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e Ballukut!

Sot në orën 15:00, Gjykata e Lartë shqyrton rekursin e ish-zvkryeministres e ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për masën e caktuar ndaj saj “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjyqtari Ilir Panda pritet të vendosë nëse Ballukut do t’i rikthehet ose jo pasaporta, që i është bllokuar prej 19 nëntorit, me vendim të GJKKO-së, kur iu komunikua edhe akuza e shkeljes së barazisë në tenderë.

Balluku është person nën hetim edhe për 7 lotet e Unazës së Madhe dhe e dyshuar për 3 tenderë të tjerë.

Po në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet edhe ankimi i ish-kreut të KESH-it, Erald Elezi, i cili aktualisht ndodhet në masën “Arrest shtëpie”, i akuzuar për shkelje të barazisë në tenderë në Tunelin e Llogarsë dhe Unazën e Madhe në Tiranë.

Ndërkohë, ish-kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli i cili po ashtu ndodhet në “Arrest shtëpie” dhe i akuzuar vetëm për shkeljet me tenderin e Llogarasë, nuk e ka ankimuar masën e sigurisë.