Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e deputetes socialiste, Belinda Balluku, për heqjen e “Pezullimit nga detyra“, masë që sipas mbrojtjes nuk është më në fuqi përderisa Balluku nuk është më as zv/kryeministre dhe as ministre.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme, GJKKO pati firmosur vendimin për “Pezullim nga detyra” për Belinda Ballukun, 19 nëntorin e kaluar, në kohën kur Balluku mbante funksionin e numrit dy të qeverisë, si edhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Balluku akuzohet për veprën penale “Shkelje e barazisë në tendera” dhe është marrë e pandehur për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ndërsa po hetohet për 7 lotet e Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për 3 procedura të tjera tenderuese.