Bella Hadid është shfaqur e vetme në pasarelë, vetëm pak kohë pas ndarjes nga partneri i saj prej dy vitesh, Adan Banuelos. Supermodelja 29-vjeçare dhe ish-i dashuri i saj kanë vendosur t’i japin fund lidhjes, sipas një burimi për revistën PEOPLE, ndërsa lajmi u raportua fillimisht nga Entertainment Tonight më 26 janar.
Sipas burimeve pranë saj, Bella po përpiqet të menaxhojë ndarjen në mënyrë sa më pozitive, duke u fokusuar te puna dhe rrethi i saj i ngushtë shoqëror.
Ajo është e angazhuar profesionalisht dhe po kalon më shumë kohë me miqtë. Ende është duke e përpunuar ndarjen, pasi bëhej fjalë për një lidhje shumë serioze
-ka deklaruar burimi për PEOPLE.
Vetëm disa muaj më parë, në fund të vitit të kaluar, Bella dhe Adan u shfaqën së bashku në një event në Dallas, të organizuar për markën e saj të parfumeve, Orebella.
Fotot e publikuara nga British Vogue i tregonin të afërt dhe të dashuruar, duke lënë të kuptohej se marrëdhënia e tyre po shkonte për mrekulli.
Në tetor, Adan Banuelos kishte bërë një nga komentet e rralla publike për lidhjen e tyre, duke ndarë foto romantike nga festa e ditëlindjes së Bellës dhe përvjetori i çiftit.
Në postimin e tij, ai shkruante se tetori kishte qenë një muaj i veçantë dhe se, pavarësisht kaosit, lidhja e tyre ishte diçka “e pastër dhe e bukur”, duke shprehur dashurinë e tij të hapur për modelen.
Deri më tani, përfaqësuesit e Bellës nuk kanë dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me ndarjen, ndërsa modelja vazhdon të tregojë forcë dhe profesionalizëm, duke u rikthyer në qendër të vëmendjes me prezencën e saj në pasarelë.