Benny Blanco ende nuk arrin ta besojë se është fejuar me Selena Gomez.
Më 18 dhjetor, producenti 36-vjeçar shpërndau një foto të momentit të fejesës në Instagram, ku e shfaqte veten duke puthur në kokë Selena Gomez, 32 vjeç, ndërsa ajo tregonte me krenari unazën e diamantit. Ai shoqëroi foton me mesazhin:
Ende nuk mund ta besoj

Në postimin e saj origjinal, Gomez kishte shkruar:
Përgjithmonë fillon tani
Ndërsa Blanco komentoi:
Oh prit… kjo është gruaja ime
Në maj të vitit të kaluar, Benny Blanco foli për planet e tij për martesë me Selena Gomez në emisionin “Howard Stern Show”. Ai shprehu dashurinë e thellë për të, duke thënë:
Kur e shikoj atë, gjithmonë mendoj se nuk ka më të bukur se ajo
Gomez dhe Blanco kanë një histori bashkëpunimi që nga viti 2019, kur ata krijuan së bashku këngën “I Can’t Get Enough”.
Ata nisën lidhjen romantike në qershor të vitit 2023 dhe e bënë publike disa muaj më pas, në dhjetor.