Sali Berisha sot ishte në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të masës “Detyrim për paraqitje”. Pas daljes nga SPAK, kryetari demokrat lexoi edhe një mesazh, që sipas tij, ia la në tavolinë kreut të Prokurorisë së Posaçme. Në këtë mesazh, Berisha u shpreh se Altin Dumani është delikuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri, siç theksoi, pas kryeministrit Rama.
Altin Troplini me mbrojtjen që u bën karteleve të drogës në Shqipëri, krimeve zgjedhore dhe krimeve të rënda mjedisore, këto dy të fundit fund e krye qeveritare, dëshmon se pas Ramaduros është de facto përgjegjësi më kryesor, delinkuenti numër 2 për kriminalitetin në Shqipëri. Kjo, u la në këtë prokurori.

Duke komentuar procesin për dosjen “Partizani”, u shpreh se ende nuk kishte marrë njoftim zyrtar për datën e gjyqit, duke sqaruar se arsyeja e mungesës së këtij njoftimi ishte udhëtimi jashtë vendit. Ndërkaq, bëri të ditur se megjithatë, u njoftua për shtyrjen e procesit për më 21 korrik, por se nuk kishte marrë shkresë zyrtare në lidhje me këtë çështje.
Dy gjëra. Unë njoftim zyrtar, siç duhet, nuk kisha marrë, por nuk ishte ajo arsyeja. Arsyeja ishte se, unë isha në një udhëtim, siç mund ta keni marrë vesh. Por, e vërteta është se, njoftimi zyrtar nuk kishte ardhur.
Janë avoketërit e mi, ata të cilët përcaktojnë vendimet. Gjer tani, unë njoftim zyrtar nuk kam marrë, por unë nuk mund të them se nuk kam marrë, se ajo është dhënë në media që është shtyrë gjyqi për në datën 21. Por, shkresë nuk kam marrë.
Nga mjediset e jashtme të SPAK-ut, kryetari i Partisë Demokratike denoncoi edhe djegien e mbetjeve në landfillin e Elbasanit, ku vatrat e zjarrit qëndruan disa ditë aktive. Berisha tha se në Elbasan po kryhet një masakër mjedisore, si dhe shtoi se PD-ja ka bërë disa denoncime për situatën në inceneratorin e Elbasanit, por siç u shpreh, “SPAK-u është institucioni i amnistisë së krimeve të rënda mjedisore”.
Të vetmen gjë që nuk mund të themi është se, Partia Demokratike nuk ka bërë padi. Partia Demokratike ka bërë kaq shumë padi.