Politikë

Berisha për procesin e integrimit: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15!

Sali Berisha pretendon se nëntë vende anëtare të Bashkimit Europian, pengojnë Shqipërinë në rrugën e saj drejt unionit.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama nuk po u thotë qytetarëve shqiptarë të vërtetëm për procesin e integrimit.

Nga foltorja përpara Kryeministrisë, Berisha tha se “integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm”.

“Edi Rama po mbron veten e tij, po mbron vjedhjet e tij, po mbron vjedhjet e tij familjare, vjedhjet e tij qeveritare. Miqtë e mi, megjithatë ai po del çdo ditë e më shumë para shqiptarëve dhe botës ashtu siç është, një armik i egër i qenies së këtij vendi dhe qenies së këtij populli.

Me vendimet e fundit, çdo ditë kalon nga një mbledhje partie socialiste, se popull nuk takon dot më, në një mbledhje tjetër të PS. Çfarë u thotë? Gati është integrimi, po ecim.

Në të vërtetë, integrimi me Edi Ramën ka qenë dhe mbetet një horizont i pakapshëm.

LEXO EDHE: “Do të paraqiteni në seancë nëse Rama thirret si dëshmitar?”/ Çështja “Partizani”, Berisha: Me kënaqësi, le të vijë po të dojë

Dy javë më parë ishin katër vende ato që bllokuan votimin e raportit thelbësor, pa të cilin asnjë kapitull nuk mbyllet. Dy javë më vonë janë nëntë vende. U garantoj se pas dy javësh të tjera do jenë 15.

Dhe sa më shumë do ta njohë Europa dhe bota Edi Ramën, aq më shumë do ta neverisin atë, aq më shumë do ngrihen kundër tij”-u shpreh Berisha.

LEXO EDHE: Berisha për Pashkën: Vitin tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe që i ka rënë hise Shqipërisë!