Aktualitet

Berisha për Pashkën: Vitin tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe që i ka rënë hise Shqipërisë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar të gjithë besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës.

Lideri demokrat dha edhe një mesazh politik, duke uruar që vitin tjetër Shqipëria ta kremtojë më mirë dhe pa të keqen, që sipas tij i ka rënë për hise Shqipërisë.

“Të urojmë që Pashkën tjetër ta kremtojnë më mirë dhe pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se kjo është dita më e rëndësishëm në historinë e qytetërimit perëndimor.

“Ringjallja e Krishtit shënon momentin më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, pasi parimet e porosive të tij u shndërruan në të themi parimet morale të njeriut të qytetëruar të qytetërimit perëndimor. Le të urojmë Pashkën tjetër ta kremtojmë më mirë, pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite”, deklaroi Berisha.