Aktualitet Politikë

Berisha prezanton kandidatin për kryebashkiak në Durrës, akuzon Ramën dhe Bashën se kanë kthyer në pronë portin e qytetit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin për kryebashkiak në Durrës, Ardian Muka.
Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se, qyteti i Durrësit është kthyer në një qytet betoni, pasi lakmia dhe babëzia e një grupi njerëzish  duan të pasurohen me çdo kusht duke ngushtuar e zaptuar çdo hapësirë.

Gjithashtu Berisha ka theksuar se nuk ka politika të krijuara për njerëzit, por për pasurimin e qeveritarëve.

“Shqipëria dhe shqiptarët sot e kanë jetike ndryshimin. Nëse ne mendojmë për një moment këto 8 vite, atëherë jam i bindur se ajo çka kemi nevojë më shumë se çdo gjë tjetër është ndryshimi. Ne na duhet ndryshimi, Durrësit i duhet ndryshimi. Shtatin mijëra vjeçar të këtij qyteti të mrekullueshëm, brigjet e tij, i gërryen çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, jo erozioni por betoni. Betoni nga lakmia nga babëzia e papërmbjatur e një grupi njerëz që duan të pasurohen me çdo kusht duke varrosur pasuritë e tij, duke ngushtuar e zaptuar hapësirat e tij. Pak metra ishte hoteli krenaria e qytetit, sot ikonë e krimit mbi qytetin. Durrësi, me potencialet e tij të jashtëzakonshme, me shpirtin punëtor të qytetarëve të tij mund të krijonte vlera materiale e megjithatë përsëri djemtë dhe vajzat e Durrësit marrin rrugët e dheut. Largohen çdo ditë, javë, e muaj nga Shqipëria. Qytetarët vazhdojnë të marrin ushqimet me listë në dyqane. Politikat synon pasurimin e qeveritarëve, politika që kanë synim frikën, mbjelljen e terrorit, plaçkitjen e tyre”, tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se porti është kthyer në pronë të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës. Berisha thotë se kompania në emër të Ramës dhe Bashës ka nisur të shesë sipërfaqe ndërtimi në port pasi e blenë atë nga investitori arab.

Qytetarët e Durrësit marrin me lista ushqime në dyqane. Varfëria troket më shumë në dyert e këtyre qytetarëve, banorëve të komunave përreth. Dhe kjo jo se nuk jeni punëtorë por sepse politikat që ndiqen janë anti qytetare. Kanë synim pasurimin  e qeveritarëve. Kanë synim frikën, mbjelljen e terrorit. Çmimet janë rritur si asnjëherë tjetër këtë vit. Statistika zyrtare thotë se vetëm zarzavatet u rritën 17%. Në 8 vite ka ndodhur beton, Gjush, beton dhe asgjë tjetër. Tani së fundmi në një akt të pashembullt në 3 mijë vite Rama dhe Brava i vërsulen portit të Durrësit. Vjen një ditë gjen një arab multimiliarder na thonë se do e bëjë Portin si Dubai. Pronat e durrsakëve nuk mund të jenë pronë e kompanisë Rama-Basha. Emari na del se pasi krijoi kompaninë me menaxherin e kompanisë së Lul Bravës, thotë nuk jam më. Ia shita. Kujt ia shiti, kompanisë Rama-Basha. Cila është kjo kompani që i bleu Emarit aksionit. Emri i saj është fshehur në skemat ofshorë të parave të pista. Është në emër të Edi Ramës dhe Lulzim Bravës. Mos bli asnjë metër katror nga mafia Rama Basha që kanë filluar të shesin sipërfaqe ndërtimi. Gjithçka do i nështrohet një procesi transparent. Porti është i qytetarëve të Durrësit”, tha Berisha.

Ai atakoi kandidatët e Ramës dhe Bashës në Durrës. Në lidhje me kandidaten socialiste Emirjana Sako, Berisha u shpreh se ajo përfaqëson Vangjush Dakon, ndërsa kandidatin demokrat Luan Hoti e cilësoi kopje durrsake të Lulzim Bashës duke qenë se nuk u fut në primaret e 31 Janarit.