Politikë

Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për Ballukun: I tmerruar nga Lubia…

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në lidhje me Belinda Ballukun, e cila u pezullua nga detyra dhe iu ndalua largimi nga Shqipëria.

Sipas Sali Berishës, me deklaratat që bëri, Rama “i ka nxjerrë dhëmbët drejtësisë”.

Sipas Sali Berishës, “me fjalë të tjera Rama i thotë Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam kushtetuta dhe mjerë kusht të kaloj kufirin”.

Në fund, Berisha paralajmëron kryeministrin: “Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet tua të renda”.