Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet të hënën, në orën 08:30, në SPAK.
Për këtë arsye, Partia Demokratike nëpërmjet Flamur Nokës u bën thirrje të gjitha strukturave të saj, të jenë të pranishëm në mënyrë të organizuar dhe paqësore në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje përpara zyrave të SPAK.
Mesazhi i Flamur Nokës
Të dashur miq. Diten e Hene ne ora 8:30 Kryetari i PD Prof Dr Sali Berisha do jete ne dyert e SKAP it Ju lutem te mobilizojme strukturat e degeve per te qene te gjithe aty.. Ora 8:30 perpara selise SKAP-it . Faleminderit
Të hetuar për çështjen ‘Partizani’ janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi e tre të pandehur të tjerë.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj në një fjalë për media u shpreh se kanë kërkuar pavlefshmërinë për një sërë aktesh, por shtoi ai, gjykata u ka rrëzuar të gjitha kërkesat që kanë bërë në seancat paraprake.
Ka rrëzuar kërkesat tona për pavlefshmërinë për ekspertët. Vendimmarrja rrëzoi kërkesat që kemi bërë në seancat paraprake. Ne kërkuam një kohë të shpejt për t’u konsultuar për këtë vendimmarrje të paligjshme. Nesër (sot 24.04) do ta marrim vesh se kur gjykata do ta japë vendimin në lidhje me dërgimin ose jo të çështjes në gjykatë, me themel, u shpreh Gjokutaj.
Jemi të pasqaruar sepse jam i paqartë për këtë vendim gjyqësor. Unë nuk mund të konsumoj kërkimet e mundshme që mund të bëj, por pasi ta konsultojmë me personat e mandatuar për këtë punë. Kërkesat i kemi bazuar në kodin e procedurës penale, shtoi avokati.