Bota

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë!

Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një grupi shkencëtarësh. Ajo zakonisht mendohet se ka formën e një topi, por skajet e saj mund të jenë deformuar me 100 metra ose më shumë lartësi në vende, sipas profesorit John Vidale i cili drejtoi kërkimin. Bërthama e Tokës është zemra rrahëse e planetit tonë, pasi prodhon një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia nga rrezatimi i Bërthama e brendshme e Tokës mund të ketë ndryshuar formë në 20 vitet e fundit, sipas një grupi shkencëtarësh.

Ajo zakonisht mendohet se ka formën e një topi, por skajet e saj mund të jenë deformuar me 100 metra ose më shumë lartësi në vende, sipas profesorit John Vidale i cili drejtoi kërkimin. Bërthama e Tokës është zemra rrahëse e planetit tonë, pasi prodhon një fushë magnetike që mbron jetën nga djegia nga rrezatimi i Diellit. Ndërkaq, studiuesit kanë zbuluar se fusha magnetike e tokës është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë. Sipas lajmit në “Discover Magazine”, studiuesit nga Universiteti i Oksfordit dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts (MIT) duke përdorur shkëmbinj 3.7 miliardë vjet të vjetër zbuluan se fusha magnetike e tokës sot është pothuajse e njëjtë me 3.7 miliardë vjet më parë.

Nëpërmjet studimit të përpiktë duke përdorur shkëmbinj të gërmuar nga Brezi Isua Greenstone i ishullit të Grenlandës, studiuesit zbuluan se madhësia e fushës magnetike 3.7 miliardë vjet më parë ishte 15 mikrotesla. Kjo madhësi është e barabartë me gjysmën e madhësisë së fushës magnetike moderne. Rikujtojmë se një rajon i Hënës është vënë në qendër të një gare të re mes agjencive hapësinore ndërkombëtare, kjo pasi besohet se aty mund të gjendet akull. Interesi në polin jugor të satelitit tonë natyror arriti pikun vitin e shkuar kur misioni Chandrayaan-3 i Kinës bëri uljen e parë në zonë, vetëm disa ditë pasi një anije kozmike e Rusisë, Luna-25, u përplas teksa ndiqte të njëjtën rrugë.

NASA ka zgjedhur po këtë rajon të Hënës për t’u ulur misionin Artemis III. Një studim që financohet nga NASA ka ngritur alarmin. Teksa bërthama e hënës ftohet gradualisht dhe zvogëlohet, sipërfaqja e saj “rrudhoset”, siç ndodh me një kokërr rrushi kur thahet. Këto fenomene, sipas shkencëtarëve, krijojnë tërmete që mund të zgjasin për orë të tëra, si dhe rrëshqitje të tokës.