Një studim i fundit nga “Universiteti i Kalifornisë Jugore (USC)” ka zbuluar një fenomen surprizues: bërthama e brendshme e Tokës, ajo sferë gjigante metalike e vendosur thellë nën sipërfaqe, është ngadalësuar ndjeshëm dhe tashmë ka filluar të rrotullohet në drejtim të kundërt me atë të mantelit që e rrethon.
Ky përfundim erdhi pasi shkencëtarët analizuan të dhëna sizmike të mbledhura gjatë dekadave, nga tërmete dhe teste bërthamore.
Sipas ekspertëve, kjo lëvizje është pjesë e një cikli natyror që zgjat rreth 70 vjet.
Ndryshimi i rotacionit të bërthamës së Tokës mund të ketë pasoja në sjelljen e fushës magnetike të planetit, si dhe në gjatësinë e ditës.
Megjithatë, studiuesit theksojnë se ky fenomen nuk përbën ndonjë rrezik të menjëhershëm për jetën në sipërfaqe, por hap rrugën për kërkime të mëtejshme mbi dinamikën e brendshme të planetit tonë.
Ky zbulim i ri ngre shumë pikëpyetje mbi proceset e fshehta që ndodhin në zemrën e Tokës dhe si ato ndikojnë në ekuilibrin e saj global.