Qindra besimtarë ortodoksë janë mbledhur në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, për celebrimin e meshës së Krishtlindjes që drejtohet nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi Anastas. Në mesazhin e rastit, kleriku i lartë theksoi se “Jezu Krishti vjen mes nesh si antidot i pasigurisë që ka pushtuar Botën në këto kohë e mbi të gjitha për të na siguruar se Perëndia është me ne dhe se prej Tij nuk vjen gjë e keqe”. Pas meshës, besimtarët ortodoksë iu drejtohen shtëpive për drekën e Krishtlindjes.