Një zjarr ka rënë në dy magazina me bazë ushqimore për bagëti në fshatin Tre Ura, njësia Grabjan.
Zjarri ka nisur në një nga magazinat, por i ndihmuar nga era e fortë është përhapur edhe në tjetrën.
Zjarrfikësit e Divjakës kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa siç raporton korrespondenti i Top Channel Bledar Korreshi, në ndihmë janë kërkuar edhe zjarrfikësit e Lushnjës.
Momentalisht po punohet për izolimin e zjarrit, pasi rrezikohen edhe dy banesa që janë ngjitur me këto magazina.