Aktualitet

Dita e 44-të e tubimit në Tiranë, protestuesit mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës.

Protestuesit si çdo ditë tjetër kanë nisur të mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa pritet marshimi drejt Kryeministrisë.

Ata do të stacionohen në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, aty ku do të mbajnë edhe fjalimet, para se të marshojnë në rrugët e Tiranës.