Ajo tërhoqi vëmendjen pasi ishte e ftuara speciale e festës së ditëlindjes së reperit dhe producentit P.Diddy.
Artisti i cili festoi 50-vjetorin e lindjes organizoi një festë madhështore por private me të gjithë miqtë e tij të industrisë, me të ftuar specialë nga Hollywood.
Ylli i muzikës kishte veshur një fustan të zi me me qëndisje të argjendta për t’ju përshtatur atmosferës së fundvitit që nxirrte në pah format e saj trupore.
Ky fustan i cili u komentua shumë në media është krijuar nga Kujta dhe Meri dy stiliste shqiptare. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, vajzat zbuluan më shumë rreth punës mbi krijimin e fustanit përrallor.
“Ishte ora 4 e mëngjesit dhe po punonim me entuziazëm për fustanin e Beyonce. Ajo pati shumë besim tek ne dhe na la të lirë për të krijuar më të mirën për të” -shkruan ato ndër të tjera në postimin e tyre.