Këngëtarja shumë e dashur e publikut Beyonce gjithmonë ka qenë burim frymëzimi për vajzat dhe gratë.
Si rrallëherë 37-vjeçarja ka dhënë një intervistë për numrin e ri të revistës “Elle” që do të dalë në muajin Janar.
Për herë të parë Beyonce ka treguar se para se të ngelte shtatzënë me Blue Ivy ka dështuar në disa shtatzëni duke i shkaktuar një dhembje të madhe nga e cila duhet të mësonte shumë.
“Mësova dhe dhembja dhe humbjet janë një dhuratë. Abortet më mësuan se duhet të isha mamaja e vetes time para se të isha mamaja e dikujt tjetër. Unë vdiqa dhe rilinda përsëri në marrëdhënien time dhe kërkesat ndaj vetes u bënë akoma edhe më të forta” -u shpreh artisja duke rrëfyer kështu një ndër përjetimet më personale dhe të vyera të jetës së saj.