Nesër është afati i fundit për bizneset që janë subjekt i tatimit mbi fitimit, që të depozitojnë pranë qendrës kombëtare të biznesit, bilancet e 2017-s. Aplikimi bëhet online në portalin “e Albania”, pa pagesë. Pasqyrat financiare duhet të skanohen dhe të kthehen në format elektronike PDF, ndërsa individët duhet të jenë të pajisur me kartë identiteti ose pasaportë biometrike. Përveç bilancit, bizneset duhet të depozitojnë raportin e auditimit dhe ecurisë së veprimtarisë. Gjoba për tejkalimin e këtij afati është 15 mijë lekë të reja.