Showbiz

Billboard shpall Taylor Swift artisten më të suksesshme të kësaj dekade

Edhe pse ajo gjendet në një luftë me ish-producentët e saj për të marrë të drejtën e autorit për këngët që ka lançuar në të kaluarën, duket se e gjithë industria është ngritur për ta mbrojtur.

Pasi fitoi 3 çmime “Grammy” për albumin më të ri “Lover”, Taylor Swift mori edhe një tjetër vlerësim të rëndësishem nga “Billboard”.

Ajo u shpall artistja më e suksesshme e kësaj dekade pasi ka lançuar plot 5 albume në këto 10 vite të cilat të gjitha kanë zënë vendin e parë në “Billboard Hot 200”.

Taylor është një ndër artistet e vetme femra që ka arritur kaq shumë në industrinë e muzikës.