Billie Eilish është një këngëtare e re në moshë, e cila ka arritur të fitojë zemrat e fansave shumë herët. Një muaj më parë, Billie zbuloi një surprizë e cila i lumturoi të gjithë, lançimin e albumit të saj të dytë.
Deri tani, këngëtarja ka publikuar “My Future”, “Therefore I Am” dhe “Your Power”. Ndërkohë që të tria këto këngë mbërritën në dhjetë më të mirat në Billboard Hot 100, artistja zbulon suprizën e radhës.
Kënga e katërt e albumit “Happier Than Ever”, do të publikohet javën e ardhshme, siç ka njoftuar Billie në rrjetet e saj sociale. Komentet pozitive ishin të panumërta, pasi duket se fansat e artistes së re u lumturuan tej mase.
Kënga e radhës do të publikohet javën tjetër.
https://www.instagram.com/p/CPbGRLSHPbM/?utm_medium=copy_link
Kujtojmë se pak javë më parë, Billie promovoi albumin e saj në një intervistë ekskluzive për “British Vogue”. Këngëtarja pozoi në një formë të cilën nuk e kishim parë më parë, duke nxjerrë kështu ‘Luanën’ që fshihte.